Tjetër sulm terrorist brenda pak orësh në Francë! Vritet burri në mes të rrugës

Një burrë i armatosur me thikë kërcënoi kalimtarët dhe policët në një rrugë kryesore në qendër të qytetit  Avignon (Vaucluse). Në deklarimet e dhëna nga policia franceze thuhet se burri i armatosur me thikë, ka tentuar të sulmojë efektivët policor, nën thirrjet “Allau Akbar”.

Sulmuesi thuhet se u qëllua për vdekje nga oficerët e policisë. Më herët në mëngjes në Nisë, një burrë i armatosur me thikë vrau tre persona në bazilikën e Notre-Dame-de-l’Asomption.

Gjithashtu një sulm tjetër ka ndodhur pak caste më parë dhe në konsullatën franceze në Arabinë Saudite, ku është sulmuar me thikë roja e konsullatës.