Sandër Gjoka shpërthen ndaj Ramës: “Ti qenke kokrra e ku…ës”

Grupi i këngëtarëve që njihet edhe si “Tre muskutjerët” Aleksandër Gjoka, Elton Deda dhe Redon Makashi, kanë qenë të ftuar këtë të premte në ABC, për të folur për situatën e krijuar nga koronavirusi për artistët.

Të pyetur rreth deklaratave publike se ata duhet të përshtaten me profesione të reja, tani që muzika është e ndaluar, Sandër Gjoka tha: “Unë mund të ndihmoja dikë të moshës së tretë, e kemi bërë dikur, punë vullnetare… por njerëzit thonë “hë më mo, se ky ka lekë”. Unë s’i kam vjedhur. Është krijimtaria ime, por edhe shpenzoj më tepër. Mos harro që ka artistë që kanë shtëpi edhe me kredi”.

Ai u pyet dhe për një deklaratë të bërë ndaj Edi Ramës disa kohë më parë, kur u tha se ishte në gjendje të dehur. Por këngëtari deklaroi, se nuk i heq asnjë presje atyre fjalëve dhe se vazhdon që të ketë të njëjtin mendim për kryeministrin

“Jo, njerëzit janë mësuar me mua. Nuk jam penduar”, deklaroi Gjoka.

Kujtojmë se pak kohë më parë në nisje të mbylljes totale që qeveria Rama bëri me rastin e pandemisë, një video e këngëtarit ku ai shante me një fjalor të ashpër kryeministrin, bëri xhiron e rrjetit.