Tërmeti në Turqi, humb jetën një tjetër shqiptar

Rëndohet bilanci i viktimave me origjinë shqiptare në Turqi. Ambasada e Kosovës në Ankara njofton se ka ndërruar jetë edhe një tjetër anëtar i familjes Doğrayan në Izmir.

Fillimisht ndërroi jetë 62-vjeçarja Nazmiye Doğrayan, ndërsa u raportua se djali i saj është në gjendje kome.

Nuk dihet nëse personi i dytë që ka humbur jetën është djali i 62 vjeçares, e cila u konfirmua më herët si viktima e parë.

“Nga komunikimet e vazhdueshme, Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara është informuar se dy persona me origjinë nga Kosova nga familja Doğrayan në Izmir kanë ndërruar jetë si pasojë e tërmetit. Mund të konfirmojmë se deri më tani nuk ka të dhëna për shtetas të RKS”, njoftoi ambasada.