Tërhiqet Macron: “Fjalët e mia janë shtrembëruar”…

Presidenti francez Emmanuel Macron thotë se ai i kupton ndjenjat e muslimanëve të cilët janë të tronditur nga shfaqja e karikaturave të Profetit Muhamed por shtoi se “Islami radikal” që ai po përpiqet të luftojë është një kërcënim për të gjithë njerëzit, veçanërisht myslimanët.

Komentet e Macron për Al Jazeera, në një intervistë ekskluzive, vijnë në mes të tensioneve të rritura midis qeverisë Franceze dhe botës Myslimane rreth karikaturave, të cilat myslimanët i konsiderojnë si blasfemi.

“Unë i kuptoj ndjenjat që shprehen dhe i respektoj ato. Por ju duhet ta kuptoni rolin tim tani, është të bëjmë dy gjëra: të promovojmë qetësinë dhe gjithashtu të mbrojmë këto të drejta. Unë gjithmonë do të mbroj në vendin tim lirinë për të folur, për të shkruar, për të menduar, për të vizatuar”, tha ai.

Macron gjithashtu goditi atë që ai e përshkroi si “shtrembërim” nga udhëheqësit politikë, duke thënë se njerëzit shpesh shtyheshin të besonin se karikaturat ishin një krijim i shtetit francez.

“Unë mendoj se reagimet erdhën si rezultat i gënjeshtrave dhe shtrembërimeve të fjalëve të mia sepse njerëzit e kuptuan sikur unë i mbështesja këto karikatura”, tha presidenti francez.