Teliti rrëzon me shifra propagandën e Ramës: Taksa e sheshtë 9% = më shumë para në xhepat e të punësuarve

“Mashtrimi i qeverisë për taksën 9% të planit Basha”

Drejtori i Kabinetit të kryetarit të PD, Basha dhe eksperti i ekonomisë, Dorjan Teliti shprehet se, heqja e taksimit progresiv dhe implementimi i planit Basha me taksën e sheshtë 9 për qind, do të krijojë më shumë lehtësim për të punësuarit dhe do të garantojë më shumë para në xhepin e tyre për konsum.

Përmes një shënimi në Facebook, Teliti shkruan se, mashtrimi i qeverisë me planin Basha për taksën e sheshtë 9%, mbi të ardhurat personale mbi pagat, ku të punësuar do të paguajnë më shumë tatim është i pavërtetë.

Postimi i Telitit

Taksa e sheshtë 9% = më shumë para në xhepat e të punësuarve.

Qeveritarët e taksave më të larta në rajon, të tenderave e PPP-ve korruptive, braktisësit e ekonomisë edhe në kohë pandemie, nuk reshtin së genjyeri dhe mashtruari.

MASHTRIMI i Qeverisë: me planin Basha për taksën e sheshtë 9% mbi të Ardhurat Personale mbi Pagat, të punësuarit do të paguajnë më shumë tatim.

E VERTETA: me heqjen e taksimit progresiv dhe me implementimin e planit Basha me taksën e sheshtë 9%, të gjithë të punësuarit do të paguajnë më pak tatim, të gjithë do të kenë më shumë para në xhepin e tyre për konsum.

Konkretisht, me taksën e sheshtë 9% mbi tatimin mbi të ardhurat personale nga paga:

Një mjek do të paguajë 38 mijë lekë (të reja) më pak në vit.

Një infermier do të paguajë 17 mijë lekë (të reja) më pak në vit.

Një mësues do të paguajë 22 mijë lekë (të reja) më pak në vit.

Më kot lodhen së gënjyeri, shqiptarët e dinë të vërtetën e qartë dhe të thjeshtë.

25 prilli po afron, #ditëmëtëmira do të vijnë

3 6