Tabaku publikon shifrën zyrtare: 7.2 miliardë dëmi nga korrupsioni i Ramës në 7 vite

Ish-deputetja Jorida Tabaku, ka renditur dëmet ekonomike të shkaktuara nga qeveria në pushtet, të raportuara gjjithashtu edhe prej institucioneve ndërkombëtare. Problematikë kryesore shfaqet korrupsioni.

“1. DASH: Shqipëria vendi më i korruptuar I Ballkanit. Për të marrë nje tender, nje kocension ose çdo lloj kontrate të duhet të paguash rryshfet.
2. TIA: Shqipëria bie me 15 pikë në rënditjen per rrupsionin duke pasur rënien më të madhen në botë.
3. Dhoma Amerikane e Tregtisë e rendit korrupsionin si problemin themelor të pamundësisë për të berë biznes. EUCham deklaron se Shqipëria ka korrupsionin më të lartë në rajon dhe nivelin më të ulët të besimit në qeveri për ta luftuar atë.
4. Global initiative report shprehet se 36% e kompanive kanë paguar të paktën një herë rrushfet që është shifra më lartë në rajon. Kompanitë sipas raportit kanë paguar 30% të vlerës së çdo tenderi duke e çuar vlerën e rryshfetut në 300 mln euro.
5. KLSH: raporton dëm ekonmik në 7 vite që kap vlerën e 7.2 mld euro.
6. Zyra e Auditit BE raporton se 1 në 3 tendera jepen pa garë
7. FMN: 11 koncesionet e mëdha të gjitha pa garë me oferte të pakërkuar.

Korrupsioni është sistemi mbi të cilin e ka ngritur funksionimin e saj qeveria e rilindjes. Këtë e ka të qartë çdo shqiotar që sot është më i varfër, cdo biznes i vogël që lo falimenton dhe çdo investitor i ndershëm që ka larguar punonjësit dhe rrezikon mbylljen si pasojë e korrupsionit.

Vetëm me inceneratorët kjo qeveri u ka vjedhur shqiptarëve mbi 400 mln euro, me ndërtimin e rrugëve 20 mln euro. Pa llogaritur vjedhjen kolosale e CEZ apo PPP që firmosen në dyert e oligarkëve, të cilët paguajnë taksë korrupsioni tek qeveria apo bashkëndajnë fitimet!

Gjithçka e firmosur do hetohet dhe do ndiqet dhe secili që ka abuzuar me pushtetin do të japë llogari. Ky është detyrim për të djeshmen dhe të ardhmen. Zotim për paudhësitë e sotshme. Sistemi ngritur nga Rama duhet ndëshkuar.
PD ka një plan të qartë për ta luftuar korrupsionin dhe vullnetin politik për tu ndarë nga ky moçal. Plan që nis me heqjen e kësaj bande në ikje që në frikë ka rritur dozën e propagandës dhe vjedhjes”, shkruan Tabaku.