Strasburg, qeveria e Ramës humb 32 milionë euro, do paguhen nga taksat tona

Gjyqet ndërkombëtare janë bërë një barrë për buxhetin e shtetit. Sipas të dhënave zyrtare, vetëm në tre muajt e fundit janë humbur 14.4 milionë euro.

Në datën 1 tetor qeveria shqiptare ka humbur në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut një padi me vlerë rreth 12 milionë euro.

Këto janë të dhënat më të fundit që vijnë nga Avokatura e Shtetit në lidhje me ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nga të cilat bëhet e ditur gjithashtu se totali i këtyre vendimeve ka shkuar në plot 32 milionë euro.

Peshën më të madhe të këtyre gjyqeve të humbura nga pala shqiptare janë ato që lidhen me procesin e kompensimit të pronave.

Konkretisht dy çështjet e fundit, “Beshiri kundër Shqipërisë“ dhe Gjergo dhe Babicenko kundër Shqipërisë“ janë padi që ishin bërë ndaj shtetit shqiptar në Gjykatën Evropiane për të drejtat e Njeriut për sa i përket trajtimit të pronës por këto dy gjyqe pala shqiptare i ka humbur dhe do të duhet të paguaj një shumë prej 14.4 milionë eurosh, dhe janë vendime që janë dhënë tre muajt e fundit.

Por, pavarësisht humbjeve që shteti shqiptar po pëson në mënyrë të vazhdueshme në këtë gjykatë, në këtë mes ka edhe një fitore që është lënia në fuqi e çmimit me të cilën qeveria parashikon kompensimin e ish-pronarëve. /Euronews.al