Spitali Covid 3 ka vetëm 11 dhoma, reagon Pampuri

Ojola PAMPURI

Kur pikturen e percepton zhgarravine sigurisht qe nuk ka asnje shans te marresh vesh nga fusha te tjera.
Mjerimi nuk ka brire, ai vjen pikerisht atehere kur qesh me ate qe nuk kupton as vete.

Kryeministri ne vend qe te merret me paciente qe po sorollaten dyerve te spitaleve, po humbin jeten, situata i ka dale jashte kontrollit me menaxhimin e Covid, ‘dredh zinxhirin’ e gajaset ne tym.

Hapja e spitalit Covid 3 nuk e zgjidh situaten.
Aty ka 11 dhoma me 2 shtreter secila, minimumi 2 shtreter ne urgjence, pra 24 paciente nuk eshte zgjidhja, madje as 26 as 28 e as 30. Hapja e pavioneve Covid ne spitalet rajonale eshte emergjence. Ul mbingarkesen e spitaleve Covid ne Tirane, u jep mundesi trajtimi te gjithe pacienteve Covid, dhe gjithashtu ul mbingarkesen ne QSUT qe te marrin sherbim te gjithe pacientet e tjere me semundje kronike dhe akute.