Sot rekord infektimesh nga Covid-19/ Basha: Kam që nga marsi që kërkoj 2500 testime në ditë, është plotësisht e mundur!

Kryetari i PD, Basha u shpreh konferencën e shtypit me mediat se, situata sot nuk do të ishte kështu nëse masat e kërkuara nga ne që nga marsi e prilli do të ishin zbatuar.

“Situata nuk do të ishte kështu as në rrafshin shëndetësor dhe as në rrafshin ekonomik.Prej marsit i kërkoj ditë për ditë, 2500 teste në ditë. Plotësisht e mundur për t’u blerë dhe administruar dhe përballuar në këtë mënyrë, me vërtetësi, përmasat e vërteta të pandemisë dhe kjo sjelle, gjurmimin dhe izolimin e kontakteve.

Kjo është detyra e qeverisë nuk është detyra të dalin si sharlatanë vëre maskën këtu mos e vër maskën atje se po se’ vura do të vë gjobën. Kjo është të lash duart me shëndetësinë, me jetën e njerëzve ndërkohë që vjedh paratë e njerëzve.

2500 testime në ditë është minimumi që duhet të bëjë kjo qeveri në ditë, kurs sipas statistikave ët tyre zyrtare dje kemi arritur një rekord infektimesh”, tha Basha.