Socialistët që po braktisin Ramën dhe po i bashkohen Metës

Prej disa ditësh, mes kryeministrit Rama dhe presidentit Meta është zhvilluar një “luftë e ftohtë” me tone të nxehta dhe akuza të rënda.

Por sot, presidenti Meta po shijon drekën me ish deputetin socialist Ndre Legisi dhe ish Komisionerin e Garancive Statutore në selinë e PS, Mark Nikollin.

Këtë e ka zbuluar me anë të një fotografie në Facebook ku thotë se e ndjen kënaqësi të jetë në drekë me miqtë që i cilëson si ish-eurosocialistë.

Duket se Meta e kujton me nostalgji të kaluarën, por ka shpresë së do të vinë kohë më të mira dhe Shqipëria do të bëhet si gjithë Europa.

“Kënaqësi të jem në një drekë ish-eurosocialistësh, me miqtë e mi, Ndre Legisi dhe Mark Nikolli.

Ishin kohë të paharruara! Kohë më të mira do të vinë!

Shqipëria si gjithë Europa, shumë shpejt një projekt i përmbushur! “, shkroi