Shpërthim i fuqishëm në Turqi, dyshohet për sulm terrorist

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në Iskenderun të Turqisë.

Paraprakishte mediat truke dyshojnë se një person fillimisht ka qëlluar ndaj policisë dhe më pas ka shpërthyer edhe bombën që kishte me vete duke hedhur veten ne erë.

Megjithatë asnjë deklaratë zyrtare nuk është bërë ende në lidhje me arsyen e shpërthimit.

Shpërthimi i fuqishëm u dëgjua në pjesën më të madhe të qytetit, ndërsa ekpiet e policisë bënin thirrje që qytetarët të futen brenda në shtëpi.