Shpërthen në Ballsh! Naftëtarët shqyejnë derën dhe futen me forcë në Uzinë: Presim një përgjigje nga kryeministri

Tensionohet situata pranë Rafinerisë së Naftës në Ballsh.

Naftëtarët kanë shqyer portën dhe kanë arritur të hyjnë në uzinën e Rafinerisë, jo për ta uzurpuar atë, por për t’i dhënë një mesazh kryeministrti Edi Rama që në atë objekt nuk ka asnjë pronar privat, siç pretendon ai, me të cilin ata duhet të negocionojnë për pagat e padhëna prej 4 vjetësh.

Kryetari i Sindikatës së Naftëtarëve, Sokol Dautaj foli në emër të naftëtarëve në protestë dhe të atyre që janë përmbi 16 ditë në grevë, para mediave, se në uzinë nuk kishte asnjë njeri. Ata ndodheshin para zyrave të administratës për t’i thënë kryeministrit Edi Rama dhe ministres përkatëse se shteti duhet të dërgojë dikë të marrë ën administrim këtë pronë.

“Kryeministri tha me ndihmën e Zotit, por po na lënë 17 ditë në grevë urie atje. Ne presim një përgjigje nga personi që ka kontratë me ne, private, Kryeministri dhe Ministrja.

Nuk është problem për të marrë rafinerinë. Rafineria ka 3-4 porta dhe me një thirrje këtu vijnë 800 naftëtarë. Kush do të na mbajë neve, dhjetë policë privatë?!

Po ne nuk jemi këtu për këtë. Ne jemi këtu për të thënë që këtu nuk ka privatë. Ky është për të thënë që këtu nuk ka pronarë dhe shteti të vijë ta marrë në menaxhim.

Ne po kërkojmë djersën tonë, gjakun tonë, se kemi 4 vjet pa rroga”, u shpreh kreu i Sindikatës së Naftëtarëve.

121588002 372420610564561 6887740625569558065 n