Shërbim në kufinjtë e turpit por dhe krimit epidemiologjik! Berisha: Ish-kunata në krye të ISHP vepron siç i thotë Xhahil Surreli

Një familje në qytetin e Lushnjes e cila ka bërë tamponin prej 5 ditësh ka denoncuar ISHP, e cila sipas tyre edhe kanë kaluar ditë të tëra akoma nuk u ka kthyer përgjigje mbi rezultatin e analizave duke i lënë gjatë gjithë kohës në ankth.

Denoncimi është bërë publik edhe nga ish-kryeministri Berisha që shkruan se ky është në një shërbim në kufijtë e turpit por edhe krimit epidemiologjik.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Shërbim në kufinjtë e turpit por dhe krimit epidemiologjik!

Prej prej ditësh me urdhër të kryepidimiologut xhahil të Surrelit ish kunata nuk i jep rezultatin e testit për covid19.

Kjo sepse numri i të infektuarve nuk mund të jete më shume se sa ç’dëshiron kryepidimiologu xhahil i Surrelit!

Lexoni denoncimin e pacientit dixhital! sb

Doktor mirmengjes!
Une qe po jo shkruaj jam nje qytetar nga qyteti i Lushnjes, dhe familjarisht bashke me bashkeshorten jemi karantinuar prej 7ditesh ne banese, pasi na u shfaqe temperatur dhe si qytetare te vedishem u karantinuma deri ne daljen e pergjigjese se Tamponit.

Sot kane kaluar 5dite nga marrja e Tamponit dhe akoma nga ISHP nuk kane dale pergjigjet, kjo eshte skandal doktor pasi rrim pa mjekim deri sa te dal tamponin nderkohe gjendja mund te perkeqesohet nga keto vonesa.Kjo situat vonese e pa arsyeshme eshte per te gjithe qe kane bere Tampon ne shtete.

Nuk e di arsyen pse vonohen kaq shume dite ndoshta per ti drejtuar qytetaret ti bejne ne laboratoret private me 100€ Tamponi.

Keto qe po ju them jane shume te verteta verifikojin doktor.