Rikthimi i vizave, fatkeqësi! Për faj të Edi Ramës, ndëshkohen shqiptarët!

Nga Izmira ULQINAKU

Shqiptarët që nga 1 Janari 2021, për të udhëtuar drejt vendeve schengen, do të duhet të aplikojnë në sistem online, e njëjta procedurë për vizë, sic është vepruar para vitit 2010.

Mundi dhe perpjekja e 10 viteve më parë e Kryeministrit Berisha dhe e Bashës, Ministrit të Brendshëm, për të plotësuar kriteret për liberalizimin e vizave, sot po shkelet me kembë nga Rama e Rilindja.

PD prej kohesh e ka paralajmëruar këtë rikthim vizash pasi Shqipëria nën udhëheqjen e Rilindjes u bë prodhuese dhe furnizuese e Evropës me hashash; u bë Kolumbia e Evropes. U bë pika kryesore e tranzitit të drogërave të forta. U bë importuesja nr.1 e bandave dhe e pastrimit të parave të pista. U bë bazë e krimit të organizuar dhe trafikantëve. Shqipëria cilësohet, në të gjitha raportet e Departamentit të Shtetit dhe Komisionit Europian, si vendi me Qeverinë më të korruptuar në Europë.

Për faj të Edi Ramës, ndëshkohen shqiptarët! Pse nuk do të ndodhë i njëjti aplikim për vizë edhe në Mal të Zi, Bosnjë apo Serbi?! Sepse vendi jonë ka 7 vite që udhëhiqet nga një bandë hajdutësh e kriminelësh; dhe këtë ndërkombëtarët e kanë kuptuar qartë.

Me 25 Prill 2021 shqiptarët do të çlirojnë vendin nga Rilindja e Edi Ramës.

Qytetarët me bindje do të votojnë Partinë Demokratike si e vetmja shpresë për liri, punësim, rend e siguri.

#meLulzimBashenKryeminister
#ShqiperiaNePune