Reagimi i fortë i mjekut të njohur: Më në fund kryeministri u përmend, por përsëri vetëm kërcënon

Ish-Ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë për vendosjen e maskave me detyrim nga qytetarët.

Shehu shkruan se, nuk duhen pasur iluzione, Rama nuk mund te jete promotor i mbrojtjes sociale te qytetareve dhe as i veprimeve demokratike.

Postimi i Shehut

Më në fund Kryeministri u përmend, por përsëri vetëm kërcënon! Qeveria te dëgjoje opozitën e te realizoje detyrat e saj, qe qytetaret te realizojnë te tyret. Maskat, një element i rëndësishëm ne këtë përballje.

Ato nuk janë copa lecke, por kane standartet e tyre, detyra e Shtetit t’i siguroje ato se bashku me testimet masive, rimbursimin e mjekimit ambulator, rolin e mjekut te familjes, cilësinë e mjekimit ne spitale etj, vaksinimin gratis te popullsisë.

Nuk duhen pasur iluzione, Rama nuk mund te jete promotor i mbrojtjes sociale te qytetareve dhe as i veprimeve demokratike. Opozita po përgatitet për qeverisjen mbas 25 prillit.