Reagimi i fortë i Bashës: Rama, një hajdut që ka kapur drejtësinë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një konferencë për mediat, u pyet në lidhje me deklaratën e kryeministrit Edi Rama sot, që tha se gjyqtarët e korruptuar duhet të shkojnë pas hekurave.

Basha u shpreh se kjo deklaratë vjen nga një hajdut, që i trembet drejtësisë. Ai shtoi se reforma në drejtësi është kapur nga PS-ja.

“Këtë e thotë një hajdut që i trembet drejtësisë. Është e qartë se drejtësia është korruptuar nga politika. Sa kohë që të jetë Rama kryeministër, sa kohë që ka qeveri të korruptuar, nuk ka drejtësi. Reforma në drejtësi është e kapur nga PS-ja. Kësaj drejtësi i them që të ndëshkojë çdo politikan të korruptuar, duke nisur nga qeveria ime e në vazhdim.

Mjafton të shohësh rastet Tahiri, Dako etj, që flasin për politikë të korrupatuar. Edi Rama e mban Vangjush Dakon në Kryesi. Dako ka bërë batërdi me urdhër të Edi Ramës. E njëjta gjë edhe me të drejtët. Edi Rama ka tmerr gjyqtarët dhe prokurorët e pavarur. Me këtë qeveri nuk ka për të pasur drejtësi. Me këtë kryeministër, do vazhdojnë ta sabotojnë çdo aspekt të reformës në drejtësi, siç kanë bërë deri më sot”, tha Basha.

Lulzim Basha u shpreh se Edi Rama ka kryer aq shumë gjëra jo siç duhet, sa është për qindra ndjekje penale.

“Duhet të ndalim këtë barbari dhe çmenduri, që po na kushton jetë dhe shëndet njerëzish. Ai është bërë për qindra ndjekje penale, por nuk e zgjidh problemin kjo gjë. Janë paratë e tua, taksat, TVSh, ju paguani, shqiptarët, nuk mund të na i çojë inicatorëve, t’ua çojë kontraktorëve etj. Nuk po paguan mjekët dhe jo më ushtarakët. Janë familjarët e shumtë në vështirësi, biznesi i vogël etj. Duhet t’i paraprijmë kolapsit”, u shpreh Basha.

I pyetur për grevën e urisë së naftëtarëve në Ballsh, Basha deklaroi se Rama së bashku me mafien, duhet t’ju kthejë paratë punëtorëve.

“Paratë që ua ka vjedhur me mafien e naftës t’ua kthejë urgjentisht. Edi Rama të mos vërë dorë mbi naftëtarët. naftëtarët kanë mbështetjen time të plotë dhe pas 25 prillit do e kenë me vepra, siç ua thashë kur i kam vizituar grevistët e urisë.

Njerëzit e përfshirë do e paguajnë me paratë që kanë vjedhur. Kanë përgjegjësi penale për këtë vjedhje të madhe për ballshiotët, fierakët dhe shqiptarët.”, tha Basha.