Reagimi i fortë i Bardhit: Shqiptarët e dinë se Rama kandidatët e tij ia zgjedh krimi, Dakon me shokë i ka në kryesinë e PS

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi i është përgjigjur kryeministrit Rama , duke i kujtuar kriminelët që futi në lista. Bardhi i ka kujtuar Ramës edhe një audiopërgjim ku ai është kapur duke manipuluar zgjedhjet e vitit 2017.

Reagimi plotë i Bardhit

Edi Rama i frikësuari i madh nga zgjedhjet brenda partisë së tij qenka marrë sot me procesin demokratik të përzgjedhjes së kandidatëve në PD.

Ekzaktësisht i njëjti kryetar partie, që për të mbajtur Dakon me shokë në kryesinë e PS, anulloi zgjedhjet për organet drejtuese në partinë e tij. I njëjti që tallet me procesin e përzgjedhjes së deputetëve në partinë e tij duke i trajtuar ata si porte e aeropote në 3D.

Nuk ka shqiptar që nuk e di, që Edi Rama përzgjedhjen e kandidatëve në Partinë e tij e bën në bashkëpunim me krimin e organizuar. Kush e ka harruar, me poshtë gjen një provë të qartë që e ka dëgjuar e gjithë bota! 👇

https://www.facebook.com/gazment.bardhi/videos/10224005903285106