Rama urdhëroi arrestimin e qytetares pse qeshi, Berisha: Kjo ndodh vetëm në Korenë e Veriut!

Nga Sali BERISHA

Urdhëron arrestimin e qytetares sepse qeshi! Një urdhër që mund ta japë vetëm Kim Jong Un! Ky urdhër u dha më 15 tetor në mes të Tiranës, Edvin Kristaq Koleka.

Bastardi i etërve mizorë, Edvin Kristaq Koleka, ka urdhëruar ndalimin dhe shoqërimin me forcë në komisariat të qytetares Teuta Baçi për fajin e vetëm se ajo zonjë guxoi të qeshë pasi ai tek kalonte i foli asaj.

Mjaftoi reagimi me të qeshur i zonjës Baçi ndaj fjalës së tij, që ai, hakmarrësi i verbër të urdhërojë shoqëruesit që zonja Baçi të ndalohet, të shoqërohet forcërisht në Rajonin nr.1 të Policisë dhe të akuzohet se ajo ka prishur qetësinë e Kryeministrit.

Një akt i tillë i bastardit të bllokmenëve hoxhistë mund të ndodhte në Shqipëri vetëm në kohën e etërve mizorë të Edvin Kristaq Kolekës, por kjo mund të ndodhë sot edhe Korenë e Veriut dhe kurrë në ndonjë vend jo diktatorial.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë qëndrim antiligjor, çnjerëzor të Edvin Kristaq Xhelatit dhe iu bëj thirrje qytetarëve që të përcjellin me thirrjet “Rama ik” sa herë kalon bastardin e bllokmenëve të kuq.

Këtu më poshtë keni statusin e postuar në Fb e saj nga  gazetarja Anila Hoxha, dëshmitare në ngjarje. Zonja Hoxha ka publikuar edhe dokumentin e Policisë për ngjarjen. Ajo në statusin e saj shkruan:

“Një 45-vjeçare me inicialet T.B, përfundoi për pak orë në Komisariatin numër 1 me urdhër të Gardës, pasi këta të fundit e konstatuan duke qeshur e për këtë arsye sipas tyre, ajo po prishte rendin dhe qetësinë publike. Madje akoma dhe më tepër.

Burimet zyrtare më thonë se ngjarja ka ndodhur në datën 15 tetor në kryeqytet në rrugën “Fuat Toptani” në orën 20.10.

Mes personave që kanë dhënë deklaratë nuk është vetëm gruaja që u shoqërua dhe u pyet, por edhe polici i patrullës që shprehet se “unë nuk kam konstatuar që kjo femër të prishte qetësinë publike.Por atë e solli punonjësi i Gardës së Republikës” shpjegon si deklarues që tregon rrethanat e hetimit, oficeri D.D.

Historia e pabesueshme  “e qeshjes së ndaluar” shtjellohet akoma më tepër me rrëfimin e vetë gruas që qeshi.

“Isha duke dalë nga puna, që ndodhet në Kalanë e Tiranës dhe pashë Kryeministrin, ku pasi ai tha diçka që unë nuk e dëgjova mirë, qesha me zë të lartë.”

Në këto momente, Policia e zënë ngushtë nga kërkesat e Gardës për ta shoqëruar kundravajtësen, e shoqëroi për veprimet e para hetimore në Komisariatin numër 1.

“Femra, në momentin që na e dorëzoi punonjësi i Gardës nuk kishte maskë në fytyrë dhe në këto rrethana u aplikua gjoba ndaj saj”, deklaron oficeri, i cili fillimisht mësohet të ketë hezituar dhe për t’iu bindur Gardës ka kërkuar ta kryejë shoqërimin pak minutësh të gruas që qesh.

Polici thotë se ka kërkuar një shërbim në të cilin duhet të merrte pjesë në aksion edhe një oficere femër.

Kjo që sapo shkrova nuk është anektodë.

Ka ndodhur vërtet në mes të Tiranës dhe raportohet pikërisht kështu në shkresat zyrtare. Teutes i kushtoi e qeshura, një xhiro në Polici.

122920304 267491374704522 3421952597313921395 n