Rama të japë dorëheqjen urgjentisht! Deklarata e fortë e presidentit Meta

Presidenti Ilir Meta kërkoi “dorëheqjen urgjente” të Edi Ramës nga posti i kryeministrit.

“Ai vetë (Rama) çfarë mund ti japi më shumë shqiptarëve veçse një dorëheqje të menjëhershme, për këtë dëm që po i bën të ardhmes evropiane, shkretim që po i bën vendit, dëmin që i ka bërë çështjes së Kosovës dhe të shqiptarëve në përgjithësi”, tha Meta në një intervistë me gazetarin Çim Peka.

“Çfarë ka ai me marrëveshjen e 5 qershorit? Çfarë ka me zgjedhjet e lira e të ndershme? Pse i shkatërron ai zgjedhjet”, shtoi Meta.