Rama nuk tërhiqet: Do ta votojmë sërish Kodin Zgjedhor pa asnjë ndryshim, nuk pyesim për “Venecian”…

Kryeministri Edi Rama është shprehur i vendosur se do ta votojnë sërish Kodin Zgjedhor, pa asnjë ndryshim.

Në një dalje për mediat, pas përfundimit të mbledhjes me drejtuesit politik, Rama tha se nuk mund të vihet në diskutim vullneti i Parlamentit.

“Do ta votojmë sa më shpejt kur të caktohet seanca e votimit pa asnjë ndryshim, pikë dhe presje. Do ta votojmë kodin siç është votuar nga parlamenti me një shumicë që është kuptimplotë dhe askush nuk mund të verë në diskutim vullnetin e parlamentit, aq më tepër Ilir Meta”, tha Rama.

Presidenti Ilir Meta ktheu për rishqyrtim në parlament ndryshimet e Kodit Zgjedhor, të miratuara nga shumica pa mirëkuptimin e opozitës në Këshillin Politik. Meta thotë se ato janë në kundërshtim të hapur me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe me standartet europiane europiane, si dhe u bënë në mënyrë të njëanshme dhe pa një konsensus gjithëpërfshirës.