Rama mashtron naftëtarët, u kërkon grave të ndërpresin grevën e urisë, por nuk e jep rrogat e prapambetura

Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje naftëtarëve të Ballshit të ndërpresin grevën e urisë në ditën e 22, por pa u dhënë zgjidhje problemeve të tyre.

Rama në një mesazh në Twitter ka shkruar se, “u përsëris naftëtarëve të Ballshit që greva e tyre është e panevojshme, sepse unë jam me ta dhe qeveria është e tyrja! Ne jemi plotësisht të ndjeshëm ndaj hallit të tyre që është edhe halli ynë dhe është absurde që hallin t’ua qajnë ata që ua shkaktuan!”.

Rama nuk thotë as një fjalë nëse qeveria do t’u japër rrogat e prapambetura, por vetëm bën premtime si përherë…

Kreu i qeverisë i ka ftuar të bisedojnë, ndërkohë që shton se presionet dhe ultimatumet nuk funksionojnë.

“I ftoj vëllazërisht ta ndërpresin grevën dhe jam i gatshëm të ulem e të bisedoj me ta për këtë hall të përbashkët, por jo kështu!Kështu jo, sepse presionet e ultimatumet nuk funksionojnë në asnjë familje dhe punëtorët e Ballshit nuk bëjnë përjashtim nga ky parim i panegociueshëm”, ka shkruar Rama.

121677910 713362055935621 4407836666443906910 n