Rama lutet për “mandatin e tretë”, shikoni çfarë i jep Zoti (Foto)

Edi Rama e ka nisur fushatën elektorale për “mandatin e tretë” duke thënë se nuk e do për veten dhe organizatën klepto-kriminale ‘Rilindje’, por për shqiptarët. E ka nisur duke bërë premtimet e vitit 2013 kur erdhi për herë të parë në pushte dhe me të njëjtën retorikë dhe bagazh batutash të dala boje, kur mori i vetëm timonin në vitin 2017.

Duke e ditur se gjatë 8 viteve pushtet jo vetëm nuk mbajti asnjë premtim, por e lëshoi Shqipërinë në rënie të lirë drejt një gremine ekonomike, Rama, duket se të vetmen shpresë që ka për ti shpëtuar ndëshkimit është vjedhja dhe trukimi i zgjedhjeve; `me ligj`, para apo `çuna problematik`.

Dhe natyrisht edhe duke shpresuar, që Zoti të mbyllë sytë në 25 prill 2021.

Pikërisht për këtë shpresë të fundit, në rrjet po qarkullon një meme virale, sipas së cilës Rama kërkon një shenjë nga Zoti për fitoren e një “mandati të tretë”. Dhe në fakt Ai, ia jep…

auto meme11602670554