Rama i “haron” detyrat e tij dhe u kujton nën terror qytetarëve “të tyret”!

Nga Tritan SHEHU

Çdo Kryeminister e Qeveri e pergjegjeshme se pari ploteson detyrimet e veta ndaj qytetareve e me pas u kerkon te realizojne cfare u perket, duke dialoguar me ata.

Nje Kryeminister, qe vetem fshihet mbas asaj qe duhet te bejne qytetaret pa bere asgje vet, apo me tej duke kercenuar njerezit, ashtu si Rama sistematikisht ben edhe gjate kesaj epidemie Covid, jo vetem qe perkeqeson gjendjen, por dhe corodit nje vend te tere.

Edhe se fundmi ai i dale nga “gjumi letargjik”, mbasi futi ne amulli vendin kujtohet te flase per maskat si detyre e qytetareve, kur ishte po ai qe pak kohe me pare i anatemoi ato, duke “haruar” dy gjera thelbesore:

–Kryeministri perpara se te kercenoi qofte dhe me gjoba qytetaret per maskat duhet te kodifikoje llojet e pershtateshme e tjua siguroje ato atyre, duke u kerkuar ndjese per sa ka thene me pare.

–Atij ai Komitet duhet tja shpjegoje, qe zgjerimi i perdorimit te maskave eshte nje nga elementet e nevojshem, por jo gjithecka. Ai ben pjese ne nje ansambel me masa te tjera, te cilat Rama perseri ka kerkuar t’i cvleresoje e qe jane:

1-Testimet, testimet, testimet, qe megjithese Kryeministri si Presidenti i Sudanit i quan te panevojeshme, jane thelbesore. Italia ka autorizuar edhe mjeket e familjes e pediatrit te realizojne “tamponet” per t’i shumefishuar ato.

2-Protokollimi i mjekimit ambulator, financimi nga shteti e realizimin i tij nepermjet mjekut te familjes, i mbrojtur ky e jo nepermjet “alo,alo”, sic behet vetem ne vendet e prapambetura.

3-Aktivizimi edhe i klinikave ne qarqe, imazherive, laboratoreve e vecanerisht te terapive intensive, qe duhen shtuar ne sasi e permiresuar ne cilesi, pikerisht per te perballuar nevojat ne rritje e ulur mortalitetin e larte ne ato.

Ndryshe ne deshtimin e tij do te vazhdoje ta terheqe vendin zvarre sic po ndodh prej Shkurtit, per tu ndalur vetem me 25 Prill.