Qytetari i mbyll gojën Ramën: Në 100 mijë lekë që kemi në xhep, 81 mijë i kemi borxh! T’i japim ‘ne’ borxh Japonisë…

Kryeministri Edi Rama u përfshi në një debat për borxhin me një komentues. Reagimet e këtij të fundit u bënë virale dhe janë shpërndarë me shpejtësi në median sociale.

Komentuesi i shkruan fillimisht Ramës se, borxhi ka shkuar 81.4 përqind. “Në 100 mijë lekë që kemi në xhep, vetëm 19 mijë janë tonat. 81 mijë i kemi borxh”, i shkruan ai Ramës.

Rama i përgjigjet, po Japonisë si t’ia bëjmë që e ka borxhin 130 përqind?

Por reagimi tjetër i komentuesit po thyen rrjetin. “Unë them t’i japim ‘ne’ borxh Japonisë nga ato 19 mijë që na kanë ngelur”, shkruan ai.

Pas këtij reagimi të qytetarit, Rama ka mbyllur gojën dhe nuk i ka kthyer përgjigje.

auto reagimet1603529535