Qeveria fluturon në 3D, njerëzit zhyten në mjerim

Nga Namir LAPARDHAJA

Kjo foto dëshmon kontrastin e thellë mes propagandës fluturuese në 3D të qeverisë dhe jetës së varfër të përditshmërisë së njerëzve në vendin tonë.

Ndërkohë që pushteti flet për arritje të mëdha ekonomike, për rritje rrogash dhe pensionesh (?!), harxhon miliona euro investime për inceneratorë, miliarda lekë për koncensione dhe PPP, aeroporte dhe projekte infrastrukturore në 3D, qytetarët e Beratit duhet që çdo mëngjes të presin në radhë për të blerë bukën e ftohtë dhe të ngelur nga ditë më parë me çmim më të lirë se i zakonshmi.

Kemi arritur pikën fundore: bukën e gojës. Jo në kuptimin e figurshëm, sepse të gjithë për “bukën e gojës” përpiqen, por atë të drejtpërdrejtë. Mjerimi ka trokitur në çdo shtëpi dhe lufta për ekzistencë po bëhet jetike.