Punonjësi i policisë kapet duke transportuar drogë me furgon

Një punonjës policie është kapur duke transportuar drogë me furgon. Shërbimet e Policisë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë organizuar punën dhe në aksin rrugor Dukaj-Salari kanë konstatuar mjetin furgon me drejtues shtetasin A. K. dhe pasagjer shtetasin K. H., duke transportuar bimët narkotike.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar mjeti furgon, bimët narkotike, arma e shërbimit të punonjësit të Policisë dhe 3 aparate celular.

Në bashkëpunim me Prokurorinë dhe SHÇBA-në vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Njoftimi i plotë i policisë

Gjirokastër

Vijon kontrolli i imtësishëm i territorit dhe operacionet e njëpasnjëshme për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Transportuesi”.

Operacion nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Gjirokastër, forca e posaçme “Shqiponjat” dhe Komisariati i Policisë Tepelenë.

Kapen dhe vihen në pranga një punonjës policie i Komisariatit të Policisë Durrës dhe një shtetas tjetër, të cilët transportonin bimë narkotike me furgon.

Në vijim të kontrollit të imtësishëm të territorit për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e narkotikëve dhe mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, strukturat e DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tepelenë, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor “Transportuesi”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit A. K., 23 vjeç, punonjës policie, dhe K. H., 16 vjeç, banues në Vlorë.

Si pasojë e trysnisë së kontrollit të imtësishëm të territorit nga shërbimet e Policisë, duke përdorur dronë dhe helikopterë, shtetasit e përfshirë në këtë veprimtari kriminale i kanë prerë bimët narkotike para kohe.

Shërbimet e Policisë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë organizuar punën dhe në aksin rrugor Dukaj-Salari kanë konstatuar mjetin furgon me drejtues shtetasin A. K. dhe pasagjer shtetasin K. H., duke transportuar bimët narkotike.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar mjeti furgon, bimët narkotike, arma e shërbimit të punonjësit të Policisë dhe 3 aparate celular.

Në bashkëpunim me Prokurorinë dhe SHÇBA-në vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.