Pse ka marrë zjarr Rama kundër Bashkimit Europian?

Nga Red VARAKU
Qëndrimi i qartë BE në lidhje me ndryshimet e njëanshme të Kodit Zgjedhor refkekton dhe qëndrimin e prerë të europianëve ndaj krizës shqiptare dhe shkaktarëve të saj të vërtetë prej publikimit të përgjimeve.
Reforma Zgjedhore prej fillimit ka qenë një kërkesë, e cila në thelb i kërkonte kryeministrit të lejonte zgjedhje të lira dhe të ndershme, pra dorëzimin e pushtetit me mjete politike, përndryshe Shqipëria rrezikonte integrimin.
Dhe në fakt integrimi vazhdon të jetë i bllokuar për sa kohë ky njeri nuk do të plotësojë kryedetyrimin e tij, dorëzimin e pushtetit me mjete politike, përmes zgjedhjeve.
Pra, një nga arsyet që opozita u tërhoq nga beteja e saj në 30 qershor ishte garancia që BE ofroi për ta zgjidhur krizën shqiptare me mjete politike.
Reagimi i tyre në lidhje me shkeljen e marrëveshjes së pesë qershorit dëshmon vendosmërinë e tyre për ta çuar deri në fund projektin e tyre për largimin e këtij kryeministri.
Tani përballë këtij qëndrimi të prerë të BE ky kryeministër ka vetëm një rrugë-të lejojë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe të largohet, përndryshe do paguajë dyfish, edhe do ikë, por edhe do ndëshkohet si askush tjetër para tij.
Kjo vendosmëri e BE është arsyeja se pse ky dordolec ka marrë zjarr dhe është gati të dalë kundër vullnetit të BE dhe të rivotojë ndryshimet e njëanshme kushtetuese, duke rrezikuar kështu të ardhmen e tij dhe të ardhmen e shqiptarëve.
Dhe mirë bën që kundërshton! Mirë bën që kështu edhe më kokëtulët ta kuptojnë se kush është njeriu që po mban peng ëndrrën e shqiptarëve, integrimin e Shqipërisë në BE.
Le ta çojë deri në fund zullumin, sepse një dështak si ky meriton një ndëshkim të pashembullt, meriton të paguajë faturën e këtyre 30 viteve tranzicion!