Protesta për votën e lirë, Berisha: Qytetarët trima dhe guximtarë rrëzuan Edvin Ramën e Kirkizistanit

Ish-Kryeministri Sali Berisha të enjten ka shpërndarë disa fotografi nga triumfi i revolucionit për votën e lirë të qytetarëve të Kirkizistanit.

Përmes një shënimi të shkurtër në Facebook, Berisha shkruan se, Edvin Rama i Kirkizistanit, njëlloj si Rama xhelati i votës së lirë të shqiptarëve, kishte blerë me lekë dhe transferuar nga qendrat e votimit qindra mijëra votues.

“Qytetarët trima dhe guximtarë të Bishekut bënë historinë”, shkruan Berisha.

Ish-Kryeministri, thekson se përmbysen qeverinë e Edvinit të Bishekut dhe vendosen përsëritjen e zgjedhjeve.

“Ju lumtë Zoti i bekoftë!”, përfundon shënimin e tij Berisha.