Presidenti i përgjigjet Baton Haxhiut: Ti për një vilë në Palasë je gati të shesësh…

Analisti Baton Haxhiu ka publikuar ditën e sotme një artikull, ku i është kundërvënë presidentit Ilir Meta duke e cilësuar se “ndihet si emigrant”. Kjo pasi Meta vazhdimisht ka ngritur alarmin se në vend po largohen shumë të rinj dhe popullsia e vendit shumë shpejt do të tkurret.

Blushi ka publikuar disa shifra për largimin e shqiptarëve, ndërkohë që ka shkruar se Batonoviç për një vilë në Palasë është gati të shesë gjysmën e Kosovës, por mezi pret t’ja dhurojë Serbisë, edhe Tiranën e Sheshin e Flamurit në Vlorë

Postimi i Blushit

Batonoviç, ti për një vilë në Palasë je gati jo vetëm të shesësh gjysmën e Kosovës, por mezi pret t’ja dhurosh Serbisë, edhe Tiranën e Sheshin e Flamurit në Vlorë.

Madje për të shkuar sa më shpejt tek vila në Palasë, ke kohë që lobon për tunelin e Llogarasë, që të mos kalosh nga rruga që ndërtoi Kryeministri Meta.

Hapi sytë katër Batonoviç dhe lexo të dhënat zyrtare e “European Asylym Support Office” për shpopullimin dramatik të Shqipërisë, që ka shkaktuar me keqqeverisjen e tij, sivëllai i padronit tënd në Beograd:

Një krahasim për intensitetin e azilkërkuesve për 1000 banorë të vendit tonë me vendet e rajonit.

Shqipëria ka një numër azil kërkuesish për periudhën 2-vjeçare, korrik 2018 – korrik 2020, rreth: 18.4 herë më të lartë se Bosnja; 17.4 herë më të lartë se Mali i Zi; 12 herë më të lartë se Serbia; 5.1 herë më të lartë se Maqedonia e Veriut, 3.9 herë më të lartë se Kosova

Nëqoftëse në 1000 banorë sot emigrojnë në Bashkimin Europian, Nga Shqipëria emigrojnë 12 PERSONA; Nga Kosova 3.3 persona; Nga Maqedonia e Veriut 2.3 persona; Nga Serbia 1 person; Nga Mali i Zi 0.7 persona; Nga Bosnja Hercogovina 0.6 persona; Pjesa më e madhe e atyre që po ikin janë TË RINJ. ; Hapi sytë katër Batonoviç! Kjo është FATKEQËSI KOMBËTARE! Shqipëria dhe Kosova kanë pasur burra që i kanë mbrojtur dhe do t’i mbrojnë në çdo kohë interesat kombëtare.

Për këtë të jesh i sigurtë ti, padroni, punëdhënesi dhe pagatorët e ty shqipfolës!