Duma nxjerr videon: Rama do japë llogari deri në fund për zhvatjen, mashtrimin, varfërinë dhe përçmimin që i bën shqiptarëve

Ish-deputetja e PD, Grida Duma ka publikuar një video me premtimet e pambajtura të Edi Ramës. Duma shkruan në reagimin e saj se, Rama ka premtuar dhe nuk ka realizuar; më 25 prill do ikë dhe do mbajë përgjegjësi!

Reagimi Grida Dumës

Premtimet janë detyrime! Kjo është politika, kjo është qeverisja. Rama ka premtuar dhe nuk ka realizuar; do ikë dhe do mbajë përgjegjësi!

Fjala, mbajtja e fjalës është gjithçka në politikë, gjithçka! Kushdo guxon t’ju thotë që nuk më kërkoni dot llogari për të shkuarën, degdiseni në të shkuarën.

Po, po, llogari deri në fund për zhvatjen, mashtrimin, varfërinë dhe përçmimin që i bëtë shqiptarëve. 25 Prilli nis ndryshimin jetësor; do rinisim zhvillimin dhe mirëqenien për çdo shqiptar.