Përmbytet Durrësi, uji vërshon nëpër lagje

Vetëm pak minuta shi kanë mjaftuar që qyteti i Durrësit të përmbytet.

Nga pamjet e publikuara në media, rrugët kryesore të qytetit janë bërë të pakalueshme, ndërsa situata paraqitet më problematike në periferi.

Në video dallon se si uji vërshon në rrugët e lagjes 17 në qytet.

Rrugët kryesore të qytetit janë bërë të pakalueshme nga këmbësorët për shkak të prezencës së ujit, ndërsa situata paraqitet më problematike në periferi.

Probleme të ngjashme janë shkaktuar dhe në qytete të tjera.