“Për Messin do të shkoja në “luftë”…

Rodrigo De Paul e ka pranuar se për kapitenin e Argjentinës, Lionel Messi, do të shkonte në luftë dhe e ka zbuluar anën e butë të yllit të Barcelonës.

Për herë të parë Messi u emërua kapiten i ekipit të vet kombëtar në vitin 2011 dhe më vonë iu besua shiriti edhe në skuadrën e Barcelonës.

De Paul, i cili për herë të parë u ftua në Kombëtaren e Argjentinës në vitin 2018 dhe luan për Udinesen në Serie A, ka qenë titullar i rregullt për Argjentinën vitin e fundit dhe është rritur duke luajtur përkrah Messit.

De Paul nënvizon se Messi është bërë lider ideal dhe se çdo futbollist do ta ndiqte atë ka do që të shkojë.

“Natyrisht se atë e ndjek si shembull, por kur fillon t’i ndash gjërat me të, ai është aq i hapur saqë në vend se t’i tregosh se çfarë mendon për të, më parë të vjen ta pyesësh për fëmijët e vet të vegjël”, tha De Paul.

“Kur ai bëhet kapiteni juaj, ju shkoni në luftë për të nëse jua kërkon”, shtoi ai.

“Vetëm Leo është i paprekshëm. Ne të tjerët kontribuojmë duke bërë çfarëdo që na kërkohet të bëjmë”, nënvizoi ai.