Për aleancën e re të qelbësirave

Nga Ardi Stefa

Në fjalët që thonë dhe kritikat që artikulojnë edhe kryetari i BiDe-së, edhe Jozefina, edhe ish-kryetari i Kuqezinjve, edhe ish- presidenti “tirons puro”, edhe Rudina nga Amerika, kanë shumë gjëra të vërteta e të drejta.

Edhe unë kam vite që e kritikoj haptazi PD dhe opozitën e sotme!

Por, në ndryshim nga të sipërpërmendurit, unë jam themelues i vërtetë i PD që në Dhjetor 1990, nuk jam konsumuar ndonjëherë nga pushteti, nuk kam pasur asnjëherë pozicion shtetëror apo partiak, nuk kam përfituar e as jam paguar asnjëherë, përveçse nga puna e krahët e mi, nga taksat e shqiptarëve, as kam marrë prona e pasuri marramendëse që nuk më takojnë.

T’i bësh sot opozitë opozitës dhe të tentosh t’i “grabisësh vota” është njëlloj si në vitin 2013 kur u krijua “Aleanca e qelbësirave”!
Por sot, opozita opozitës dhe krijimi i kërpudhave politike i shërben veçse mbajtjes në këmbë e në pushtet këtij regjimi dhe “Aleancës së qelbësirave”!

p.s: Këtu ka dhe një parametër tjetër. Të gjithë këta, po të ishin vërtet idealistë bashkoheshin në një parti. Por jo. Këta nuk duan vetëm Bashën si kryetar. Këta nuk duan as njëri- tjetrin!