PD i përgjigjet Ramës me video, Bardhi: Është i tmerruar nga zgjedhjet e 25 prillit

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka reaguar ndaj kryeministrit Edi Rama. Bardhi shprehet se, Rama është i tmerruar nga zgjedhjet e 25 prillit.

Reagimi i plotë

Edi Rama i frikësuar nga zgjedhjet qenka marrë sot prapë me procesin demokratik të përzgjedhjes së kandidatëve në PD. Është aq i shqetësuar me procesin, sa shpif çdo ditë për të, me shpresën se shqiptarët nuk e kuptojnë që procesi është i vërtetë dhe ka angazhuar me mijëra e mijëra qytetarë, që janë gati të votojnë ndryshimin në 25 Prill.

Shqiptarët e kuptojnë shumë mirë, prandaj do votojnë për PD dhe kandidatët e saj përfaqësues, që i kanë propozuar dhe votuar vetë paraprakisht, që kanë kaluar filtrin e verifikimit nga partia dhe qytetarët, në vend të listës 3D të deputetëve të PS që do t’i përzgjedhë përsëri Niçja i Shijakut, por kësaj here nga burgu. Rezultati i procesit 3D të Edi Ramës

play 72dp