PD, alternativa e shpresës!

Kryetarja e FRPD Pukë, Denisa Meçi, e cila nuk u përfshi në listën votuese për kandidate për zgjedhjet e 25 prillit, ka reaguar përmes një postimi në profilin e saj Facebook, duke e konsideruar procesin e votimit për kandidatët për deputetët si mjaft të rëndësishëm. Ajo shprehet se, primare mbetet mbështetja e ekipit që do të përfaqësojë Partinë Demokratike, si alternativa e shpresës dhe rikthimit të besimit qytetar.

Në publikimin e saj, Meçi ka nënvizuar se, të rinjtë janë një premisë e rëndësishme dhe si të tillë kanë mbështetjen dhe vëmendjen e lidershipit politik të PD dhe veçanërisht të kryetarit Basha, i cili që nga 2017-a, i ka bërë pjesë të kutova përfaqësuese në listat për deputetë.

Ky reagim i kryetares së FRPD, Pukë vjen si kundëpërgjigje ndaj qëndrimit të kryebashkiakut të vetëshpallur Gjonaj, i cili në një prononcim prej një individi të “çartur”, ka kurajon të analizojë zhvillimet e brendshme të palës kundërshtare, duke harruar se me karagjozllëkun dhe prepotencën e tij ka shndërruar subjektin e tij në “një grumbull…, ku ai është gjeli majë tij”.

Reagimi i Denisa Meçit

Si kryetare e FRPD DEGA PUKE, kam gjykuar, si te nevojshem te reagoj nepermjet ketij statusi per te percjelle nje mesazh per te rinjte e PD apo dhe te qytetit tim, lidhur kjo me faktin, qe gara ime si kandidate per deputete u nderpre ne kete faze, pa u bere pjese e listes votuese nga anetaret e Partise Demokratike.

Eshte gjykuar si e udhes, qe ne liste te perfaqesohemi me te tjere kandidate me potencial, te cilet gjithashtu i mirenjohim per kontributin e tyre nder vite ne degen tone.

Mendoj qe do isha asset per PD nese do isha ne liste, por gjithsesi kontributi im nuk varet nga pozicionet ne parti. Une jam e djathte dhe besoj tek e djathta, pa asnje kusht. Keshtu qe kontributin tim do vijoj ta jap po njelloj ne Partine Demokratike.

Gjithashtu, nje fakt tjeter qe sdua te le pa permendur dhe i nje rendesie te madhe eshte fakti qe Partia Demokratike i ka mbeshtetur dhe promovuar te rinjte, duke i bere pjese te listave te 2017, pjese e te cileve isha edhe une.

Nderkohe te tjere te rinj sot, jane suportuar te jene ne listat e kandidateve per deputet neper qytete te tjera, po nga Partia Demokratike e nga FRPD.

Partia Demokratike eshte parti qe lindi nga fryma rinore, e si e tille gjithmone ka patur ne fokusin e saj te rinjte dhe politikat qe mbeshtesin keta te fundit.

#rinordhedemokrat