Paranoja e psikopatit: Të arrestohet kush qesh e tallet me mua

Një qytetare është ndaluar nga policia pasi ka qeshur me të madhe ndërsa ka parë të kalojë Rama pranë zonës së pedonales në Tiranë. Qytetarja është shoqëruar në polici ku i janë kërkuar se pse ajo ka qeshur kur ka kalur Rama.

Ngjarja është e dokumentuar nga policia, që ka nisur të survejojë qytetarët. Në të vërtetë kemi të bëjmë me paranojën e një të sëmuri me kartelë, i cili është në një gjendje mjaft të rëndë psikikike ku të gjithë njerëzit i duket se e tallin dhe qeshin me të.

Lajmi më i komentuar dhe më i shpërndarë gjatë orëve të fundit në rrjetet sociale është ai i një gruaje që u shoqërua në polici vetëm pse qeshi me zë të lartë, duke i prishur qetësinë kryeministrit Edi Rama. Një ngjarje në kufijtë e të paimagjinueshmes, e cila ka ngjallur ironi dhe zemërim në median sociale.

Edi Paloka
Përfundimisht ka ikur, po ka ikur fare nga “mendorja”. Lëshon gardën të kapë njerëzit që qeshin në rrugë! Angazhon Policinë e Shtetit të përgjojë JOQ dhe ata që komentojnë aty…! Mendoja se “partite e reja” do e qetësonin pak, po hiç.

Agim Xhafka

E futa në një qese letre librin “Njeriu që qesh”. Pata frikë mos ma shihte rrugës ndonjë polic.

Genc Sejko

Do të tregoj një barsoletë por prit sa të kalojë kryeministri

Gentian Gaba

O milet, dëgjoni e mbani vesh; po prishte qetësinë e lugatit…

Briken Fejzullai

Ja u shoftë Zoti farën!

Edi Oga

A lejohet të nënqeshësh nën maskë?

Basir Çollaku

Krijohet policia e buzëqeshjes. Pranga nëse decibelët e tingujve janë tej normave qeveritare. Terror i kuq. Kanibalizem 2020. Këtyre sojsëzëve do ua lëvizë Zoti kockat nga rehatia, kudoqofshin…

Julian Deda

Vini re, vini re! Urdhër i diktaturës. Është rreptësisisht e ndaluar të qeshni me udhëheqësin tonë, shokun Edi. Nëse ju shkon ndër mend të bëni një gjë të tille, do t’ju vihen menjëherë prangat dhe do të shoqëroheni forcërisht në komisariat.

P.s. Mjerë ky vend ç’po heq.