Një rrëfim për pacientin “E” në spitalin psikiatrik në vitin 1984 dhe shokun e tij të dhomës

Nga Basir Çollaku

Edi Rama, Spitali nr 5, viti 1984, dhoma nr 4 kati i 4-t. Shoku i dhomës u vetvra?
A kemi pasur një pacient, me emrin Edvin Kristaq Rama, të shtruar në vitin 1984, në dhomën nr 4, në Spitalin nr 5, në të njëjtën dhomë me Ardian Klosin, me të njëjtën diagnozë?!

Aso kohe, kur diktatura kontrollonte çdo sekond jete, për më tepër të emrave të njohur, saktësitë e të dhënave të dokumenteve dhe shënimeve zyrtare, ishin milimetrikisht të pagabueshme. Ndaj dhe pacientët e këtij Spitali, ku hera-herës kishte dhe nga të persekutuar, të dhunuar barbarisht nëpër qelitë e burgjeve, kanë qenë në një inventar shumë të kujdesshëm, që më vonë ka rënë në shumë duar dhe është përdorur sipas konsumatorit të radhës.

Kush e ka zhdukur kartelën e pacientit Edi Rama?

Ka mjekë që e kanë hapur kartelën e tij, që kanë bërë shtrimin, përcaktuar diagnozën, mjekimin, trajtimin dhe mikqyrjen e të sëmurit, për çështje të shëndetit mendor serioz ?

Dhoma nr 4, në katin e 4-t të Spitalit Psikiatrik nr 5, ku gjendej Edvin Rama, ishte me dy shtretër, njëri në krah të majtë kur hyje, aty ku ka qenë i shtruar Rama, me dritare me pamje nga Dajti?

Pacienti rrinte në shumicën e kohës, mbuluar kokë e këmbë me çarçaf dhe rrallë herë zbulohej kur dikush e thërriste në emër, apo ndonjë tjetër i njohur fliste me pacientin tjetër të dhomës, të ndjerin Ardian Klosi, që vite më parë vrau veten?

Të dhënat e kartelës së tij shëndetësore, identifikojnë disa nga shenjat e sëmundjes për të cilën trajtohej ky pacient?

-Kriza epileptike

-Psikopatie

-Agresivitet

-Dhunë

-Tentativë për vetëvrasje ?

Temperaturat e larta janë një shqetësues për këtë diagnozë dhe pacienti që bart këtë, kërkon një mbikqyrje të shtuar në sezonin e temperaturave të larta të motit, në stinën e verës deri në vjeshtë, që të mos shfaqë radikalisht disa nga treguesit e dhunshëm të sëmundjes.

Ky pacient ka konsumuar 21 vite pushtet dhe në tetë vitet e fundit është kontrollues i çdo pushteti në Shqipëri, formal dhe informal, ligjor dhe të jashtëligjshëm, banditësh e Mafia, duke e shndërruar vendin në një Spital nr 5 të stërmadh dhe ai në dhomën numër 4, në katin e 3-të në zyrën e Kryeministrit?

Kjo është një padi e rëndë që duhet drejtësia t’a zgjidhë me emergjencë dhe të shprehet me vendim për mjekim të detyruar dhe mbajtje në mbikqyrje, sipas ecurisë së sëmundjes.

E ndërkohë pacienti po bëhet gati të infektojë gjithmonë e më shumë njerëz në Shqipëri, duke çmendur pafundësisht shqiptarë që kanë marrë nga sytë këmbët.