Një person pranë qeverisë e ndjeka me fat veten se e paska kapur virusin në kohë, po një nxënës?

Teksa ka qenë në studion e lajmeve të Fax News, dhe komentoi vendimin e fundit të qeverisë, për bërjen të detyrueshme të maskave edhe në rrugë, pedagogu dhe njëherësh doktori i shkencave Ilir Pecnikaj, ka hedhur një akuzë të fortë ndaj shefes së sëmundjeve infektive në ISHP, Silva Bino.

Ai e ka cilësuar të papranueshme deklaratën e saj, se ndihej me fat që e kishte kapur Covidin në fazën e hershme të tij, duke thënë se ndërkohë shumë qytetarë lihen në mëshirë të fatit në pritje të bërjes së një tamponi, përgjigja e të cilit mund të vonojë dhe një javë nga ana tjetër.

“Unë thashë që heshtja është flori, doktoresha Binon e vlerësoj si profesioniste, por nuk e honeps dot atë që ajo tha  nga spitali”se isha me fat që e kapa Covidin në kohë”.

Një person i Komitetit Teknik pranë qeverisë e ndjeka me fat veten se e paska kapur virusin në kohë, po një nxënës, një bari që nuk shkon njeri ta testojë, duhet të ndihet fajtor se është shqiptar. Ajo është me fat që është afër Edi Ramës, kështu duhet ti ndajmë njerëzit, se janë me fat që janë ranë qeverisë?!”, u shpreh i revoltuar Pecnikaj.

Kujtojmë se sot Bino la spitalin Infektiv në vend, ku qendroi e shtruar menjëherë pas infektimit me Covid 19, rreth dy javë më parë. Ndërkohë që fillimisht ishte vetë Bino ajo që shprehej se gjendja e saj ishte e lehtë, dhe se në Infektiv ishte shtruar më shumë për të qendruar e izoluar dhe nën mbikqyrjen e kolegëve, por me kalimin e ditëve njoftoi se gjendja e simptomave ishte rënduar.