Ndahet nga jeta anëtari i Kryesisë së Degës së PD të Malësisë së Madhe

Anëtari i Kryesisë së Degës së PD të Malësisë së Madhe, Gjonarin Lulati është ndarë nga jeta krejt papritur.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi i ka shprehur ngushëllime familjes dhe demokratëve në Malësinë e Madhe për humbjen e njeriut të tyre të dashur.

Bardhi shkruan në mesazhin e tij se, Gjonarini u nda para kohe nga jeta, duke lënë bosh një vend të rëndësishëm në familjen e tij të vogël dhe në familjen e madhe të demokratëve/

“Demokratët e Malësisë së Madhe humbën sot Gjonarin Lulatin, anëtarin e Kryesisë së Degës dhe një ndër aktivistët tanë më të hershëm. Ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe demokratëve në Malësinë e Madhe për humbjen e njeriut të tyre të dashur.

Gjonarini u nda para kohe nga jeta, duke lënë bosh një vend të rëndësishëm në familjen e tij të vogël dhe në familjen e madhe të demokratëve. Do të na mungojë përkushtimi i tij për të organizuar partinë që në qelizë, ndershmëria dhe integriteti i tij për të organizuar zgjedhje larg ndikimit të paligjshëm.

Është detyrimi ynë të bëjmë gjithçka për të vazhduar dhe realizuar atë që Gjonarin Lulati donte më shumë për PD dhe Shqipërinë!”, shkruan Bardhi.