Naftëtarët në ditën e 15 të grevës së urisë, banorët në mbështetje tëe tyre nisin marshimin drejt Ballshit

Naftëtarët e grevës së urisë në Ballsh janë futur në ditën e 15, ndërsa gjendja shëndetësore e e tyre është rënduar. Ndërkohë ata mbështeten nga dhjetëra naftëtarë jashtë ambienteve ku qëndrojnë.

Sokol Dautaj ka bërë një komunikim me naftëtarët. Sipas tij gjendja shëndetësore është shumë keq. Ai thotë se prej dy javësh kanë marrë premtime boshe duke shtuar se naftëtarët po flaken në rrugë.

Murataj deklaroi se qeveria vetëm bën skandale që po idalin çdo ditë.

Ende nuk ka asnjë reagim nga qeveria apo kompania lidhur me kërkesat e tyre.

Gjatë ditës së sotme naftëtarët dhe përkrahësit e tyre kanë nisur marshimin në drejtim të Ballshit.

naftetaret