Naftëtaret greviste: Rama po na “vret”! Që këtu dalim vetëm të vdekura!

Ka hyrë në ditën e 10 të saj greva e urisë së naftëtareve të Ballshit. Shëndeti i grevisteve është përkeqësuar ndjeshëm. Ato janë shprehur njëzëri se ndihen keq dhe se stresi dhe heshtja e kryeministrit Edi Rama po i vret.

Mes të tjerash gratë greviste kanë paralajmëruar dhe përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës, ndërsa pohojnë se po i detyrojnë që të fusin në greve dhe fëmijët e tyre.

“Mos na detyroni që të sjellim edhe fëmijët këtu. Pagat janë të panegociueshme. Do të vazhdojmë grevën e urisë. Që këtu dalim vetëm të vdekura”, thanë grevistet.