Naftëtarët gravistë i përgjigjen Ramës: Duam zgjidhje, familjet nuk ushqehen me…

Grave e urisë ka hyrë në ditën e dhjetë. Naftëtarët e Ballshit, vijojnë grevën e urisë në pritje për të marrë një zgjidhje për pagat si edhe për rifillimin e punës.

Mësohet se 3 prej grevistëve janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ata janë shprehur se nuk do të heqin dorë nga greva e urisë.

Ndërkohë të gjithë naftëtarët e tjerë janë shprehur të gatshëm për të zëvendësuar kolegët e tyre në çfarëdo lloj situate.

Ata kanë reaguar edhe ndaj deklaratës së Kreut të qeverisë Rama i cili paska hedhur dy opisone. Njëri nga grevistët tha se “hallet dhe familjet tona nuk ushqehen me opsione”.