Mos harroni çfarë ndodhi! Shehaj: Afera e ‘Unazës së Re’, 40 milion euro për 2.2 km! Kaos, mashtrime, gënjeshtra…

Ish-deputeti i PD, Agron Shehaj ka denoncuar edhe njëherë aferën me ndërtimin e ‘Unazës së Re’ që vetëm në 2.2 km do i kushtojë taksapaguesve, 40 milion euro.

‘Kaos, mashtrime, gënjeshtra, falsifikime dokumentesh, shkelje e të drejtave të njeriut, shkelje kushtetuese.

Afera e “Unazës së Re” është një histori e pastër korrupsioni dhe pandëshkueshmërie. Rama, Gjiknuri dhe Qëndro nuk u hetuan apo gjykuan kurrë nga drejtësia dhe vazhdojnë të abuzojnë me paratë e shtetit shqiptar.

Korrupsioni dhe Pandëshkueshmëria janë problemi kryesor i Shqipërisë. Nëse përgjegjësit nuk dënohen atëhere Shqipëria nuk ka për t’u bërë kurrë një vend i zhvilluar dhe perëndimor.

Mos harro çfarë ndodhi. Mos beso asnjë fjalë nga kjo qeveri.

Shpërndaje këtë video!’