Mjeku demaskon çmimet e testimit Covid-19 në Shqiëri: I shesin testet me një normë fitimi mbi 1000%

Mjeku infeksionist Erion Dasho, përmes një postimi në Facebook, ka publikuar çmimin e një testi të shpejt Covid në internet dhe e ka krahasuar atë me vlerën e testimeve që ofrohen në Shqipëri.

Dasho shprehet se një paketë me 25 teste për Covid kushton në internet 229 euro dhe u bëhet qytetarëve nga spekulantët me një normë fitimi mbi 1000%.

Mjeku i bën thirrje ministrisë së Shëndetësisë që të mos tolerojë spekulantët që e faturojnë këtë testim jashtë çdo logjike ekonomike, pasi nëse nuk e bën është bashkëfajtore.

SI PO RRIPEN SHQIPTARËT NGA SPEKULANTËT?!

Për ata që nuk besojnë lehtë, ja se sa kushton testi i shpejtë për COVID: Prodhues: ROCHE (kompania më e madhe farmaceutike në botë) Besueshmëria

Sensitiviteti: 96.52%; Specificiteti: 99.68%

Çmimi: 229 Euro për një paketë me 25 teste!

Në se ministria dhe komiteti vazhdojnë të tolerojnë këtë situatë të papranueshme, bëhen bashkëfajtorë me spekulantët që po e faturojnë këtë test me normë fitimi 1000% (një mijë përqind)!!!

Faleminderit mikut virtual Ermal Nazifi për informacionin!