Meta paralajmëron Ramën: Po preke 5 qershorin…

Ende pa mbaruar fjalën në parlament, presidenti Ilir Meta ka reaguar përmes një postimin në facebook, lidhur me deklaratat e kryeministrit Edi Rama në adresë të tij. Ndërsa e etiketon Ramën, si ‘mister 1 prilli’, Meta e paralajmëron kreun e qeverisë të mos e prekë marrëveshjen e ‘5 qershorit’.

Postimi i plote:
“Mister 1 Prilli, ti gënjen edhe kur s’e hap gojën.
MOS GUXO të vesh dorë mbi Marrëveshjen e 5 Qershorit!

Shqipëria kurrë s’ka njohur trafikant më të papërgjegjshëm se sa ti, peng i bandave dhe armiqve të Shqipërisë.
Po e preke 5 qershorin, Ilir Metën do e kesh në çdo shesh të Shqipërisë dhe ti do ëndërrosh fatin e shokut tënd që ngeli dhe pa parti.

Nëse ndonjë mik i huaj të është ankuar për mua, kërkoji leje se e publikoj unë se çfarë i kam thënë, që ta dëgjojë mbarë bota se për ç’miq bëhet fjala.” – shkruan Meta në facebook.