Merkel: Situata nga Covid-19 është dramatike, ja çfarë u kërkoj autoriteteve

Situata me pandeminë koronavirus është dramatike. Deklarata ka ardhur nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, gjatë një takimi me zyrtarët e partisë së saj të Unionit Kristiandemokrat, CDU.

Liderja kërkoi që autoritetet në gjermani “të bëjnë çdo gjë” për të ndaluar rritjen e nivelit të përhapjes së Covid-19.

Merkel shtoi se shtimi i rasteve ditore është një problematikë serioze, pasi ka një ndikim të fortë në spitale.

“Unë nuk kam një parandjenje të mirë. Nuk mund të vazhdojmë kështu. Duhet disiplinë, disiplinë, disiplinë!”, shtoi ajo.

Ndërkohë, për shkak të pandemisë, CDU votoi pro shtyrjes së mbledhjes për zgjedhjen e liderit të ri të partisë. Nëse edhe në janar situata do të jetë e njëjtë, atëherë kongresi do të zhvillohet në mënyrë virtuale.