Mbyllet votimi në Qarkun e Lezhës, 31 kandidatët e PD që kalojnë më tej

Është mbyllur procesi i numërimit për votimin e kandidatëve të Partisë Demokratike në qarkun e Lezhës, për zgjedhjet e 25 prillit.

Bëhet me dije se në qarkun e Lezhës janë konfirmuar të 31 kandidatët që garonin. Ndërkohë që pjesmarrja në zgjedhje në bazë qarku ka qenë mbi 60%.

Dega Lezhë

  1. ALKETA MARKU
  2. ALTIN MEMA
  3. ANILA FRROKU
  4. ARBEN NDOJ
  5. DAVID SYKU
  6. DOD ZHUBA
  7. FRANGA HILA
  8. GJOK VUKSANI
  9. GJOVALIN GJELOSHI
  10. LINDITA METALIAJ
  11. PETRIT MARKU
  12. ROZA HILA
  13. SALVADOR KAÇAJ
  14. SEVELIAN KOSOVA
  15. SILVANA KOLZIU
  16. SOKOL NDOKA

Dega Mirditë

  1. ALBERT MELYSHI
  2. ALEKSANDER LALA
  3. ALFRED DUKA
  4. DORIAN GJOMARKAJ
  5. EVEREST DEDAJ
  6. GJERGJ PRENGA
  7. GJON PJETRI

Dega Kurbin

  1. ANDON FRROKAJ
  2. ELTON LASKA
  3. GENC DOCI
  4. INDRIT VOKSHI
  5. KASTRIOT PREND PIROLI
  6. LINDITA TOMA
  7. LUIGJ ISUFI
  8. MARJAN TUCI

Pas përfundimit të procesit të konsultimit me anëtarësinë, kandidatët e konfirmuar i nënshtrohen vlerësimit përfundimtar të Komisionit në fazën e tretë. Anëtarët e komisionit votojnë bazuar, kryesisht, në vlerësimin e performancës politike të kandidatit dhe mundësinë e maksimalizimit të votës.

Pas këtij vlerësimi përfundimtar, lista me kandidatët që kalojnë fazën e tretë i dorëzohet për vendimmarrje finale Kryesisë së Partisë Demokratike. Votimi i konsultimit të anëtarësisë ka përfunduar në Qarkun e Kukësit, Dibrës, Gjirokastrës dhe Beratit dhe sot po votohet në Shkodër. Procesi po ndiqet nga afër nga Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, dy nënkryetarët Edi Paloka dhe Edmond Spaho, Sekretari Organizativ Sahit Dollapi dhe Sekretari i Burimeve Njerëzore, Ervin Minarolli.