Manipulimi i listave zgjedhore, reagon PAA: Ramashenko po prek lirinë e qytetarëve për të votuar

Partia Agrare Ambientaliste ka reaguar lidhur me skandalin e ndryshimit të vendbanimeve dhe listave zgjedhore të denocuar në SPAK nga Partia Demokratike.

Në dekaratatën e saj, PAA i bashkohet shqetësimit të dokumentuar të opozitës lidhur me listat e zgjedhjeve parlamentare 2021 dhe denoncon se Ramashenko po prek lirinë për të votuar dhe standartet e zgjedhjeve 2021!

Sipas PAA-së, ky cënim i lirisë për të votuar dhe i standarteve të zgjedhjeve 2021 është vetëvrasje për Shqipërinë dhe shqiptarët që rrezikohen të mbeten akoma më gjatë në varfëri.

“Gabimet e kompjuterit partiak” të listës zgjedhore janë të qëllimshme. Korrigjimin duhet ta bëjë zyra që ka sjellë zhvendosjet jo ligjore dhe jo individi. Individit i kërkohen disa dokumente që kërkojnë kohë dhe kanë kosto edhe financiare. Këto gabime dhe kostot për individin mund të sjellin rritjen e numrit të qytetarëve që pengohen të votojnë.

Prekja e lirisë për të votuar dhe cënimi i standarteve të zgjedhjeve 2021 duket si qëllim i pistë elektoral i Ramashenkos. Njëkohësisht ky cënim i lirisë për të votuar dhe i standarteve të zgjedhjeve 2021 është vetëvrasje për Shqipërinë dhe shqiptarët që rrezikohen të mbeten akoma më gjatë në varfëri.

Ja një rast konkret për këtë masakër para elektorale me listat”, thuhet në deklaratën e PAA.