Manipulimi i listave të zgjedhjeve/ Familja me 8 vetë çrregjistrohet nga Himara dhe rregjistrohet në Pogradec

Po manipulohet lista e zgjedhjeve ne Bashkine Himare!

Dega e Partise Demokratike ne Himare, denoncon manipulimin qe po i kryhet listes se zgjedhjeve ne Bashkine Himare nepermjet ndryshimit te gjendjes civile dhe shpernguljes administrative te familjeve Himariote dhe Lukovjote ne bashki te tjera larg Himares duke ju hequr te drejten e votimit ne qendrat e votimit ku ata jetojne dhe kane votuar deri ne zgjedhjet e fundit ne Himare.

Nje nga keto raste flagrante eshte rasti i familjes Gjonishri me 8 votues nga Lukova ku votuesit e kesaj familje te lindur ne Lukove dhe Sarande dhe me banim te perhershem ne Lukove, jane çrregjistruar nga Himara dhe jane derguar ne bashkine Pogradec dhe qender votimi fshatin Trebinje te kesaj bashkie!!! Ndryshimi i gjendjes civile dhe i adreses se banimit eshte bere pa dijenine e familjes e cila ka ardhur ne dijeni te ketij fakti rastesisht.

Ftojme te gjithe votuesit e bashkise Himare te jene vigjilent dhe te denoncojne te gjitha rastet e ndryshimit te paligjshem te gjendjes civile dhe rrjedhimisht te qendres se votimit ku ata votojne.

Rilindja ka filluar manipulimin e zgjedhjeve te 25 Prillit, por kesaj radhe nuk e shpetojne as milionat e narko-trafikut, as bashkepunimi me bandat kriminale dhe as manipulimi i listes zgjedhore.

Enea KUMI

doc

121129628 1701577089998780 2963496616515583851 n