Manipulimi i listave, ambasadorja e SHBA në zyrën e Lleshajt: Zbatoni identifikimin biometrik

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim, ka pasur një bisedë me ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj. Ata folën ndër të tjera edhe për regjistrimin e votuesve, pas akuzave të ngritura nga opozita.

Biseda konfirmohet nga ambasadorja Kim nëpërmjet një postimi në “Twitter”, ku zbardh disa nga temat. Mes Kim e Lleshajt është folur edhe për votimin biometrik sipas marrëveshjes së 5 qershorit.

Por ndërkohë ambasadorja e SHBA thotë se tashmë pret sqarimin publik në mbrëmje ku ministri Lleshaj është i ftuar i Sokol Ballës.
“Kam pasur një diskutim shumë të mirë sot me Ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj mbi bashkëpunimin e fortë mes SHBA-ve dhe Shqipërisë për sigurinë dhe zbatimin e ligjit. Diskutuan gjithashtu përgatitjet për zgjedhjet, përfshirë zbatimin e votimit biometrik siç është rënë dakord në marrëveshjen e 5 qershorit. Ai sqaroi pyetjet në lidhje me regjistrimin e votuesve.

Në pritje të sqarimit publik kur Ministri Lleshaj të shfaqet tek emisioni i Sokol Ballës në mbrëmje, plus sqarimin publik në faqen e internetit të Ministrisë për të siguruar transparencën dhe ndërgjegjësimin e publikut kundër keqinformimit”, shkruan Kim.